Kemajl Gegollaj kërkon besimin e banorëve në fshatin Kushnin të Hasit

0
443

Kandidati i LDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Kemajl Gegollaj, i ka ftuar banorët e fshatit Kushnin që me 17 tetor ta votojnë LDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar, Anton Quni.

Gegollaj ka bërë thirrje që banorët e këtij fshati ta votojnë atë, duke u zotuar se në Asamblenë Komunale do të ngritë çështjen për ambientin e jashtëm të shkollës, kabinetet dhe sallat sportive, cilësia në arsim, rrugët në të gjitha lagjet, përfundimi i rrjetit të kanalizimit, rruga që lidh lagjen ‘Tafa’ me lagjen ‘Morina, ambulnta e fshatit me shërbime 24 orë në ditë, dhe çështje tjera të nevojshme për komunitetin e fshatit Romajë.

Gegollaj është zotuar se do të jetë zëri i tyre në Asamblenë Komunale të Prizrenit.

Leave a Reply