“Si ia bëre këtë Loredanës?”, Kiara Tito flet për “lidhjen” me Mozzikc

0
359

Ka pak kohë prej kur Mozzik po komentohet për një lidhje të re.

Shkak u bë një fotografi që ai ka postuar duke pozuar nga Milano me këmbën e një vajzë në prapavijë, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj u aludua që vajza ishte moderatorja, Kiara Tito.

Kiara, së fundi ka qenë pjesë e panelit të “Goca dhe Gra” , ku tregoi historinë e fotografive në Kosovë.

“Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë që Tito pak javë më parë mbylli me sukses edicionin e dytë të “Style Star Show”, ndërsa aktualisht po drejton “Doktor Plastik”.

Leave a Reply