Shkroi historinë te Reali, një emër i bujshëm për stolin e Bayernit

0
144

Janë të shumtë emrat që janë lidhur me Bayernin, pasi trajneri aktual, Thomas Tuchel, njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të këtij sezoni. Më i fundit është Zinedine Zidane.

Sipas gazetës “Marca”, trajneri francez shihet me sy të mirë për të pasuar Tuchelin si trajner i bavarezëve. Zidane u largua nga Reali i Madridit në qershor të vitit 2021 dhe, që atëherë, emri i tij është përfolur për drejtimin e disa skuadra, si Juventus, PSG dhe madje edhe vetë kombëtaren franceze, por Zizu ka hezituar të kthehet në stol.

I njëjti burim raporton se, ditët e fundit, Bayerni ka kontaktuar menaxherin e Zidane për të shprehur interesin e klubit për të pasur shërbimet e tij sezonin e ardhshëm. Përveç Zidane, shfaqen edhe emra të tjerë të lidhur me Bayernin, si Nagelsmann, Flick dhe José Mourinho./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here