Jo vetëm Juventus, Chelsea është gati të investojë 60 milionë euro për mesfushorin e Atalanta-s

0
130

Teun Koopmeiners nuk po ndiqet vetëm nga Juventus.

Sipas raportimeve të medieve italiane, edhe Chelsea është në gjurmët e mesfushorit holandez dhe është gati t’i prezantojë klubit nga Bergamo një ofertë shumë të lartë, me vlerë që shkon deri në 60 milionë euro.

Koopmeiners ka veshur fanellën e Atalanta-s që në verën e vitit 2021, me bergamaskët që e blenë atë nga AZ Alkmaar për 14 milionë euro./SS

Leave a Reply