Sekretari i NATO-s vjen të hënën në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

0
195

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të fillojë një vizitë në Ballkan nga data 19 nëntor deri më 22 nëntor, në kuadër të së cilës do të vizitojë edhe Kosovën.

Sipas njoftimit të publikuar nga NATO, Stoltenberg do të qëndrojë në Kosovë të hënën, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Stoltenberg do të vizitojë edhe Kampin e KFOR-it “Nothing Hill”, ku do të takohet me Komandantin e KFOR’it dhe do t’ju adresohet trupave.

Ai do të takohet gjithashtu me Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, gjeneral brigade Hammerstein.

Leave a Reply