Scholz me premtim të rrastë se BE-ja nuk e tradhton më Ballkanin

0
277

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se së shpejti do të vizitoj gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Vizita zhvillohet para 23 e 24 qershorit kur në Bruksel mbahet Samiti BE- Ballkani Perëndimor dhe mbledhja e madhe verore e Këshillit Evropian.

“Unë udhëtoj për vizitë në rajon me premtimin e qartë në bagazh se Ballkani Perëndimor i përket  Bashkimit Evropian”,tha Scholz, gjatë fjalimit në Bundestag (Parlamenti i Gjermanisë)

Kreu i shtetit më të fuqishëm të Bashkimit Evropian, ka shtuar se tashmë është koha që Brukseli të ketë angazhim të shtuar për anëtarësimit të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi në Unionin që ka 27 vende anëtare.

“BE-ja tani duhet të kryej punë karshi Ballkanit Perëndimor. Unë po angazhohem, duke udhëhequr bisedime e duke bërë hapa që të arrihet qëllimi dhe që brenda BE-së të hiqen pengesat e fundit nga rruga. Ne do ta ringjallim të ashtuquajturin “Proces i Berlinit” i cili  forcon bashkëpunimin rajonal të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”

“Mbajtja e premtimeve nga ana jonë për ta nuk është çështje vetëm e besimit tonë, por sot  më shumë se kurrë më parë qëndron integrimi i tyre në interesin tonë strategjik.  Nuk bëhet fjalë vetëm për sigurinë e atij rajoni ku fuqi të jashtme duan të shtrijnë ndikimin e tyre siç është Rusia, por çështja është se pa një Ballkan Perëndimor evropian e stabil, as vetë ne nuk mund të kemi stabilitet” sqaroi kancelari.

Në seancë ku krye temë tjetër e debatit ishte situata në Ukrainë pas pushtimit ushtarak  nga Rusia u pa edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Leave a Reply