Sa para po i ofron Barcelona për Lewandowskin?

0
271

Gjigandi katalunas Barcelona thuhet se i ka hyrë garës për të siguruar shërbimet e super sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Spekulohet se krerët e Barcelonës janë të gatshëm që t’i paguajnë dëmshpërblim Bayernit prej 60 milionë eurosh për shërbimet e Lewandowskit, raporton mediumi spanjoll “Sport”.

“Blaugranët” janë duke e konsideruar yllin polak si transferim ideal për repartin e sulmit, ndërsa pritet që së shpejti të bëjnë një ofertë formale prej 50 milionë erosh drejt Bayernit për shërbimet e tij.

Në anën tjetër, Lewandowski e ka bërë të qartë që dëshiron një kontratë të re në mënyrë që ta vazhdojë qëndrimin e tij në “Allianz Arena”, në të kundërtën do të largohet këtë verë nga kampioni gjerman.

Që prej transferimit nga Borussia Dortmundi te Bayern Munich, Robert Lewandowski ka arritur të bëjë 366 paraqitje në të gjitha garat për kampionin gjerman, duke regjistruar 339 gola dhe 69 asistime mbi emrin e tij.

Leave a Reply