Rruga nuk është vendi më i mirë për të diskutuar problemet me fëmijën

0
305

Ecën rrugës dhe dëgjon prindër, nëna dhe baballarë që flasin me fëmijën e tyre për sjelljen apo notat që kanë bërë e marrë në shkollë. Nuk presin të shkojnë në shtëpi, por menjëherë, me një frymë u drejtohen me nervozizëm apo derdhin si lumë pyetje pa pritur të marrin përgjigje.

Pyesin, shajnë, etiketojnë, pa i dhënë kohë fëmijës të flasë. Dhe ajo që i vë kapakun është edhe një e shtyrë gjithë bezdi sidomos në kokë. Këta prindër mund të jenë të lodhur nga puna apo probleme të tjera, por ky nuk është justifikim që këto biseda serioze për ata vetë por edhe më shumë për fëmijën, ata i fillojnë e i zhvillojnë në rrugë. Rruga nuk është vendi ku bisedohen dhe zgjidhen problem madhore si edukimi.

Njeriu nuk do të kishte ndërtuar shtëpi nëse rruga do të ishte vendi më i përshtatshëm për të ndërtuar jetën dhe zgjidhur problemet.

Leave a Reply