Rrahen mes vete burrë e grua në Prizren, rastin e lajmërojnë në polici

0
467
Foto: Ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Policia njofton se një çift bashkëshortor kanë pasur një konflikt mes vete. Sipas policisë të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan Reporteri.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit fëmijën e çiftit e ka marrë e ëma deri në vendimin e gjykatës.

“Raportohet se të dyshuarit mashkull kosovar dhe femër kosovare kishin bashkëjetuar dhe kanë një fëmijë, dhe pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar njëri tjetrin ku kanë marrë lëndime të lehta trupor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me udhëzimin e të cilit femiun e merr nëna e tij deri ne vendimin e gjykatës. Dy të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, njofton Poliocia e Kosovës”, thekson raporti i policisë.

Leave a Reply