Rikthimi i veçantë tek Australia, Hiddink në stol për vetëm një ndeshje!

0
484

Guus Hiddink rikthehet në stolin e Austrialisë, kombëtare të cilën e dërgoi deri në raundin e 1/8-ve në Botërorin Gjermani 2006, aty ku u eliminua me vështirësi nga kampionët e Italisë.

75-vjeçari holandez njoftoi tërheqjen nga profesioni i trajnerit vitin e kaluar, por ai nuk ka refuzuar dot një ftesë të veçantë nga drejtuesit e futbollit australian.

Bëhet fjalë vetëm për një ndeshje, miqësoren ndaj Zelandës së Re, e fundit për Austrlianë përpara fillimit të Botërorit Katar 2022 (20 nëntor-18 dhjetor).

“Socceroos” janë pjesë e grupit D bashkë me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë. Hiddink ka pranuar ftesën për të qenë përkrah trajnerit Graham Arnold në miqësoren e 25 nëntorit.

Këshillat e një eksperti si Hiddink janë gjithmonë të mirëpritura, teksa në stolin e Australisë do të zëvendësojë përkohësisht ndihmësin e Arnold: Rene Meulensteen.

Ky i fundit do të udhëtojë drejt Europës për të ndjekur nga afër dy nga rivalët në Kupën e Botës: Francën dhe Danimarkën, që do të përballen mes tyre në të njëjtë datë në Kopenhagen./SS

Leave a Reply