Majdanozin e shikoni vetëm si dekorim, kërpudhat ju duken shumë të zbehta për të menduar që kanë vlera të madhe ushqyese, selino nuk ju “shijon”.
Ushqimet si këto që i konsumojmë rrallë mund të jenë burim i shumë materieve ushqyese.
Kërpudhat
Pesë kërpudha kanë mesatarisht vetëm 20 kalori, por janë të pasura me përbërës ushqyes. Janë zëvendësim i shkëlqyeshëm për mish dhe një nga ushqimet e rralla që na furnizojnë me vitaminën D.
Hulumtimet kanë treguar që përmbajnë edhe fitokimikate, që mbrojnë nga shfaqja e kancerit të gjirit, përcjell “Zeri.info”.
Majdanozi
Para se ta hidhni si ushqim i cili shërben vetëm si dekorim, kini parasysh që vetëm dy lugë majdanoz përmbajnë 156 për qind të dozës ditore të vitaminës K, 17 për qind të dozës ditore me vitaminë C dhe 13 për qind dozës ditore me vitaminë A. Dhe e gjithë kjo vjen vetëm me tri kalori.
Selino
Askush ende nuk e ka dëshmuar që selino ka më pak kalori sesa i djegim gjatë tretjes së tij, por është plotësisht e saktë që një filxhan selino përmban vetëm 16 kalori.
Sjell edhe sasitë solide të vitaminës K (dy rrënjë ofrojnë 47 për qind të dozës ditore). Përmban edhe luteolinin, flavonoidin i cili redukton proceset inflamatore.














































