752 ditë pa i prerë flokët, tifozi i Manchester United pret ende pesë fitore radhazi

0
93

Një tifoz i Manchester United, Frank Ilett, ka kaluar 752 ditë pa i prerë flokët, duke pritur që skuadra e zemrës të regjistrojë pesë fitore radhazi.

Ilett e nisi sfidën më 5 tetor 2024, duke premtuar se nuk do të shkonte te berberi derisa “Djajtë e Kuq” ta përmbushnin këtë objektiv. Por pritja është zgjatur shumë më tepër nga sa kishte parashikuar.

“Mendoja se do të zgjaste tre ose katër muaj, por ka vazhduar shumë më gjatë nga sa prisja. Nuk e di edhe sa mund të duroj”, deklaroi ai.

Duke folur me humor për situatën, tifozi shtoi: “Flokët i kam të pista, kundërmojnë erë dhe e dashura do të më lërë”.

Sfida e Ilett vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale, ndërsa tifozit i mbetet të presë që Manchester United të arrijë pesë fitore radhazi dhe t’i japë fund pritjes së pazakontë./04 Online/