Panxhari mund të ndihmojë në uljen e tensionit të lartë

0
33

Panxhari është një perime e pasur me nitrate natyrore, të cilat mund të ndihmojnë në zgjerimin e enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të tij.

Sipas një analize të 11 studimeve klinike, ku morën pjesë 349 persona me hipertension, konsumimi i lëngut të panxharit u shoqërua me një ulje mesatare prej rreth 5 mmHg të tensionit sistolik.

Përveç panxharit, edhe spinaqi, selinoja dhe lakra kale përmbajnë nitrate natyrore që mund të kontribuojnë në shëndetin e zemrës.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se panxhari nuk i zëvendëson ilaçet për tensionin. Një ushqyerje e ekuilibruar, aktiviteti fizik dhe ndjekja e këshillave të mjekut mbeten thelbësore për kontrollimin e hipertensionit./04 Online/