Lotina publikon për herë të parë Mozzikun me djalin e tyre, Oz

0
37

Lotina Haziri e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar.

Ajo ka publikuar për herë të parë një fotografi të reperit Mozzik me djalin e tyre të porsalindur, Oz.

Në fotografinë e publikuar në Instagram, Mozzik shihet i buzëqeshur, teksa mban me shumë kujdes në krahë vogëlushin.

“My forever”, ka shkruar Lotina krahas fotografisë, duke shprehur dashurinë për familjen e saj.

Kujtojmë se çifti u bë prindër më 16 tetor, duke nisur kështu një kapitull të ri në jetën e tyre.

Lotina publikon për herë të parë Mozzikun me djalin e tyre, Oz