Harry Kane është shpallur fitues i Topit të Artë 2026, pas një sezoni mbresëlënës me Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Anglisë.
Sulmuesi anglez realizoi 61 gola në 51 paraqitje me Bayernin në të gjitha garat, duke fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Superkupën Franz Beckenbauer.
Kane shkëlqeu edhe me Anglinë në Kupën e Botës 2026, ku shënoi gjashtë gola dhe ndihmoi kombëtaren të përfundonte turneun në vendin e tretë.
Në total, ai regjistroi 73 gola dhe tetë asistime në 65 paraqitje me klubin dhe kombëtaren, duke e kurorëzuar sezonin me çmimin më prestigjioz individual në futboll./04 Online/














































