Fitorja 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico ka rikthyer besimin te Real Madridi, ndërsa Jude Bellingham ka kujtuar se objektivat e sezonit janë ende larg.
Pas ndeshjes, lojtarët madrilenë kanë shkëmbyer mesazhe urimi në rrjetet sociale. Kylian Mbappé ishte protagonist kryesor, duke shënuar të dy golat e fitores, ndërsa Arda Güler mori komplimente për paraqitjen e tij.
Megjithatë, mesfushori anglez Bellingham dërgoi një mesazh të qartë për skuadrën: “E fituam betejën, por lufta vazhdon”.
Ky reagim tregon se Real Madridi synon ta shfrytëzojë këtë fitore si shtysë për sfidat e ardhshme të sezonit./04 Online/















































