Reagimi i Sabianit pas deklaratës së tij për Kejsin, Lorenci: Kurrsesi s’e kam bërë me qëllim

0
127

Ish konkurrenti i Big Brother VIP, Lorenc Hasrama vendosi të lë në gjysmë rrugëtimin e tij në shtëpinë më të famshme në vend.

I ftuar në Fan Club, ai u shpreh se është ndjerë shumë keq për deklaratën e tij në dhomën e rrëfimit, ku tha se ka qenë në një lidhje me Kejsin dhe se nuk e ka bërë me qëllim.

“Unë e kuptoj dhe jam ndjerë shumë keq i kam kërkuar falje, Kejsit në radhë të parë se nuk kam dasht të dali ajo gjë, më iku situata nga duart, është prind e kuptoj, ajo më njeh s’do e bëja kurrë për lojë, për sa kohë kam qenë në rregull me Kejsin, banorëve s’u detyrohem asnjëherë. Mund të dukem si don zhuan, unë kam dasht të dal atë natë nga shtëpia, unë e respektoj Sabianin e respektoj, e di që e ka prek por kurrsesi s’e kam bërë me qëllim. Unë kam prit që Kejsi do më rrijë ftohtë, unë s’do bëja kurrë për lojë gjëra të tilla.”

Ai e përjashtoi mundësinë e një rikthimi mes tyre, pas eksperiencës së Big Brother VIP.

“Nuk e besoj as nga unë e as nga Kejsi, marrëdhënien do e kemi se jemi shokë shumë të mirë, por jo më shumë.”

Leave a Reply