Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër, duke u zotuar për bashkëpunim.
Rama tha se konfirmon gatishmërinë e tij për “bashkëpunim të gjithanshëm” me Qeverinë e Kosovës, duke thënë se duhet përshpejtuar hapat drejt synimit të përbashkët për anëtarësim europian.
“Mandati Juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të Qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejt Shtëpisë së Përbashkët Evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, shkroi Rama.
Rama ka ftoi Kurtin për vizitë në Shqipëri, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.
Zgjedhja e Kurtit kryeministër dhe Qeverisë së tij, sikurse edhe konstituimi i Kuvendit, janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese nga PDK’ja.















































