Publikohen foto nga festa e ‘çmendur’ e VIP-ave të Big Brother, Donaldi shkon i veshur në mënyrën që askush mos ta njohë

0
256

Rrjetet sociale të personazheve të njohura të ekranit janë mbushur plot me foto nga festa luksoze që ka organizuar Top Channel, për të gjithë pjesëmarrësit në Big Brother VIP.

Në mesin e personave që festojnë janë dhe vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj, të cilët u përfolën për pakënaqësi me produksionin pas fitores së Ilir Shaqirit.

Donaldi ka shkuar në festë i veshur me një kostum të spiderman, që është personazhi i tij i preferuar, të cilën e ka thënë dhe brenda shtëpisë së Big Brother.

Ndërkohë që të pranishëm në festë kanë qenë dhe Einxhel me Dagz të cilët kanë bërë edhe një foto si çift.

Nuk mungojnë Sabiani, Meridiani, Arbri, Antonela por edhe Sara dhe DJ PM, të cilët po ashtu krijuan një raport brenda shtëpisë.

Festës nuk mund ti mungonte as Arbana me stafin e saj të ngushtë, të cilat ka zgjedhur disa herë që ti falenderojë për ndihmën.

Festa pritet të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që pjesëmarrës për të ndezur atmosferën do të jenë edhe disa këngëtarë më ‘in’ të momentit.

Nuk dihet nëse kjo pjesëmarrje e Donaldit në festë, së bashku me Romeon, do të bëjnë që vëllezërit ti rikthehen planit të tyre për të pasur një emision në prime time në TCH.

/Noa.al

Leave a Reply