Prokuroria në Prizren ngritë 18 aktakuza kundër 19 personave

0
453

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 18 aktakuza kundër 19 personave për vepra të ndryshme penale.

Siç thuhet në njoftim, Prokuroria ka ndaluar edhe një person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply