Prizren, vazhdon këshillimi psikologjik online për qytetarë

0
570

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot është takuar me grupin e psikologëve të “Linjës për Këshillim Psikologjik gjatë pandemisë COVID-19”.

Haskuka ka njoftuar se do të vazhdojë angazhimi i këtyre psikologëve për të ofruar këshilla si mbështetje psikologjike ndaj qytetarëve, me qëllim të lehtësimit të stresit dhe ankthit psikologjik të paraqitur gjatë pandemisë.

“Sot kam realizuar një takim me grupin e psikologëve të “Linjës për Këshillim Psikologjik gjatë pandemisë COVID-19”, të cilët i falënderova për angazhimin e tyre gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Gjatë takimit u njoftova se projekti deri më tani ka vijuar me sukses, ndërkaq duke e parë situatën aktuale të rritjes së rasteve, psikologët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e angazhimit të tyre për mbështetje psikologjike të qytetarëve, sidomos për lehtësimin e stresit dhe ankthit psikologjik të paraqitur gjatë pandemisë.

Përveç kësaj psikologët do të jenë të angazhuar që të ofrojnë këshillim online edhe për familjet e vetëizoluara, si dhe për grupet e cenueshme.

Të gjitha ata të cilët e ndiejnë nevojën e këshillimit psikologjik në lidhje me pandeminë, mund të thërrasin a po të shkruajnë në ëhatsApp dhe Viber në numrin +383 45 119 200 të Alo Komunës. Ata më pas do të drejtohen tek njëri/njëra nga psikologët vullnetarë, të cilët do të jenë në dispozicion gjatë gjithë javës, nga ora 12:00 deri në orën 19:00″, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply