Liria me kujdes të vazhdueshëm ndaj Covid-19

0
397

Krahas dezinfektimit të ambienteve në stadium dhe masave lidhur me mbrojtjen nga infektimet, drejtues të Lirisë në vazhdimësi, po rrisin vigjilencën duke shtuar masat mbrojtëse, thuhet në njoftim përcjellë 04 Online.

“Ka kohë që janë vendosur dezinfektues në ambiente të brendshme, si dhe janë siguruar maska e material njoftues, se si duhet të mbrohemi nga infektimi eventual.
Drejtues të Lirisë kanë obliguar stafin, administratën, trajnerët, futbollistët dhe vijuesit e shkollës së futbollit, në gjithë gjeneratat që të bartin maskat si dhe të dezinfektojnë duart para dhe pas çdo stërvitjeje.
“Të respektohen me përpikëri masat nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHP”, ka kërkuar kryetari Qemal Krasniqi me këtë rast për gjithë të angazhuarit në KF Liria.
#kujdesPOpanikJO“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply