Serbia letër Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kërkon që Kosovës të mos i avancohet statusi

0
184

Instituti Ndërkombëtar për Sigurinë, me qendër në Beograd  përmes një letre i ka bërë  thirrje Asamblesë Parlamentare të NATO-s që të mos miratojë statusin e Kosovës si një anëtare e asociuar e organizatës në seancën që pritet të mbahet këtë të premte.

Serbia përmes letrës vazhdon të pretendoj se dhënia e statusit për Kosovën do të ishte vendim i dëmshëm.

“Si një organizatë eksperte që përfaqëson dhe promovon integrimin euroatlantik dhe vlerat e tij për dy dekada, duke përfshirë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, Instituti Ndërkombëtar i Sigurisë beson se dhënia e statusit të një anëtari të asociuar për Kosovën do të ishte i dëmshëm si për Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht për proceset e stabilizimit dhe integrimit euroatlantik në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në letër, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Reagimi vjen pasi aplikimi i Republikës së Kosovës për të qenë anëtar i asocuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë në agjendë të takimit që ky institucion do ta mbajë nga 25 deri më 27 maj në Sofje të Bullgarisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here