Ballkani e Prishtina ‘luftojnë’ për trofeun e Kupës së Kosovës

0
117

Pasi ka fituar titullin e kampionit, Ballkani do të synojë ta pasurojë sezonin edhe me një trofe tjetërraporton Gazeta Sinjali.

Sot skuadra e Ilir Dajës do të ballafaqohet me Prishtinën në finalen e Kupës së Kosovës.

E para kësaj ndeshje, trajneri i Prishtinës, Emanuel Ogbo, ka deklaruar se kjo është një finale që Prishtina duhet të shkojë me synimin e vetëm për ta fituar atë.

“Finale për të arritur objektivin që është vendosur nga të gjithë, ekipi dhe klubi. Besoj se është finale që duhet ta fitojmë, sepse Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe nuk mund të ngelë pa e ngritur një trofe në sezon. Është e vetmja rrugë që Prishtina siguron Evropën dhe Prishtina e meriton të jetë në Evropë. Unë jam gjithmonë optimist në çdo betejë, në çdo luftë që futem dua të jem fitimtar. Nesër duam të shohim diçka interesante, të bëjmë mrekullinë, duke besuar në aftësitë tona dhe gjithmonë duke besuar në Hirin e Zotit”, ka thënë Egbo për faqen zyrtare të klubit.

Leave a Reply