Osmani kujton 25-vjetorin e masakrës së Dubravës: Bashkëndjejmë me të gjitha familjet

0
115

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e burgut të Dubravës, që ka ndodhur sot 25 vjet më parë.

Më 19-24 maj 1999, pushteti gjenocidal i Serbisë i vrau brenda burgut të Dubravës 120 të burgosur shqiptarë të luftës dhe të burgosur politik dhe i plagosi 300 të tjerë.

“Kjo masakër shpërfaqi sikur edhe në shumë masakra të tjera gjithandej Kosovës, egërsinë e pushtetit kriminal kundrejt të burgosurve shqiptarë të luftës dhe të burgosurve politik, të cilët padrejtësisht mbaheshin në burg,” shprehet Osmani.

Osmani kërkoi drejtësi për viktimat.

“Sot, bashkëndjejmë me të gjitha familjet që humbën anëtarët e tyre në këtë masakër, ndërkaq të mbijetuarit i inkurajojmë për ta mbrojtur të vërtetën dhe të luftojnë për drejtësi.”

Leave a Reply