Si ndikon uji i kripur te rënia & dëmtimi i flokëve

0
345

Vera është pas derës dhe bashkë me të vjen ajo ndjesia e padurimit për pushimet në plazh, pasditet e gjata në bregdet, dielli, rëra etj. Shumë goca veprojnë me instinktin e parë për të mbrojtur lëkurën, me kremra SPF. Por, përtej lëkurës duhet të keni parasysh të kujdeseni edhe për flokët.

Përveç mbrojtjes nga rrezet ultraviolet për flokët, duhet të jeni të ndërgjegjshme që t’i përgatisni dhe t’i trajtoni flokët përpara notit dhe kontaktit me ujin e kripur. Në fund të fundit, ka një arsye pse kaq shumë njerëz në Google bëjnë kërkime për lidhjen me ujit të kripur dhe dëmtimit të flokëve nga kjo gjë.

A është uji i kripës i dëmshëm për flokët tuaj?

As sa frekuese mund të jetë ideja e një zhytjeje në det, mungesa e kujdesit për flokët mund të çojë në efekte të padëshirueshme.

“Uji i kripur mund të dehidratojë flokët dhe lëkurën e kokës, duke çuar në flokë të brishtë dhe të thatë,” thotë parukieri Andrew Fitzsimons. “Kjo mund të sjellë probleme të mëtejshme si qime flokësh të dëmtuara, pasi uji i kripur i bën kutikulat e flokëve më të brishta dhe të ekspozuara ndaj dëmtimit.”
Por kjo nuk është e gjitha. Uji i kripur ndikon edhe në ngjyrën e flokëve. “Të zhytësh flokët në ujë të kripur mund të dobësojë strukturën e flokëve dhe të heqë ngjyrën artificiale,” shton parukierja Davines Emily Claire. Madje, problemet shkojnë më tej në degradim të proceseve kimike si trajtimet ushqyese, serumet për skalpin dhe flokët, keratina etj.

Uji i kripur ka një përqendrim jashtëzakonisht të lartë të kripës, e cila zhvesh flokët nga vajrat natyralë duke i lënë të thatë, të brishtë dhe të prirur për t’u dëmtuar. Gjithashtu, uji i kripur bën që gjëndrat e flokëve të fryhen duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj dëmtimeve, ekspozimit në diell dhe faktorëve mjedisorë.

Por, mos harroni edhe një detaj tjetër! Uji i kripur ndikon edhe në rënien e flokëve për shkak të këputjes më të lehtë të tyre, por jo rënien që nga rrënja. “Ky lloj uji shkakton një skalp të thatë dhe të irrituar, i cili nuk krijon një habitat pozitiv për rritjen e flokëve,” përfundon trikologia Angela Onuoha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here