Piktori Samedin Asllani, para hapjes së ekspozitës së 43-të: PIKTURA TË PAKUFIZUARA!

0
402

Më 27 prill në orën 17. 00,  z. Samedin Asllani do të hapë ekzpozitën e 43 me radhë në galerinë: „Espace 52„ Rue dy Centre 52, 1025 Saint-Sulpice të Lozanës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 26 prilli deri më 2 maj 2023. (Gjërsisht: www.asllani.net)

Piktori shqiptar, i cili jeton në Lozanë të Zvicrës prej vitit 1993, është në përgatitje për hapjen e ekspozitës së 43 me radhë. Ai ka ekspozuar punimet e tij me shumë sukses nëpër galeritë më prestigjioze të qendrave evropiane. Piktura e tij është e njohur dhe prezente edhe nëpër shumë institucione publike në Zvicër e më gjërë.

Pikturat me tematikë shqiptare frymojnë te publiku zviceran e më gjërë!

Arti i reales i shprehur me qartësi bashkë me përdorimin metodik të vijës harmonike me ngjyrë të zezë është karakteristikë në pikturën e z. Samedin Asllani. Me ndihmën e penës, ai përvijon dhe luan me vijat, për të vënë në dukje format dhe për të nxjerrë në pah veçoritë e tyre, të cilat të bëjnë të vëmendshëm dhe të tërheqin që nga shikimi i parë spontan. Pikturat që kanë edhe paisjen teknike dhe që përcjellin plot meazhe për botën reale, të cilat përmes shikimit të bëjnë të mendosh, se po flasin për rrjedhat e përditshmërisë sonë, por edhe për të kaluarën, e cila kombinohet me perspektivën për ardhmërinë.

Kështu bota e krijimtarisë së piktorit Asllani ka shumë specifika dhe veçanti origjinale, që nga frymëzimet e vendljndjes dhe duke ju përshtatur ambientit jetësor ku ai jeton, pasi edhe çdoherë e më shumë kërkohen punimet e tij. Ndonëse, shumë piktura kanë përmbajtje nga kultura e atdheut dhe nga vlerat autoktone, ai i realizon ato me një mjeshtri të rallë artistike dhe me teknikë të mirëfilltë.  Krijimtaria e tij e paraqitur në pikturë gjithnjë ka qenë e udhëhequr nga ndjenjat dhe përjetimete në periudha të ndryshme të jetës së tij. Rrethanat e jetës në rininë e tij ndikuan në reflektim të ngjyrave, pasi u bë e pranishme edhe paraqitja e hijeve të errëta në veprën e tij. Por me kalimin e kohës, ngjyrat e tij vijnë duke u bërë më të kthjellëta, duke na dhënë edhe piktura me përmbajtje më të lehta dhe më të ndritshme, por gjithnjë me një stil të veçantë që e karakterizon autorin, pasi çdo punim mund të njihet që në shikimin e parë. Piktura e z. Asllani dallohet edhe për një motiv të lartë nga kultura autoktone e traditës shqiptare. Vepra e tij ndonëse është ekspozuar në galeri të shumta në Zvicër e më gjërë, por si zakonisht deri tani ka mbetur pa u shijuar edhe nga publiku i vendit të origjinës së tij. Kjo veçanti është emëruar nga kritika e artit perëndimor « Stili Asllani »./Safet Sadiku

Leave a Reply