Piatek kthehet në Itali te Fiorentina

0
363

Krzysztof Piatek i është bashkuar zyrtarisht Fiorentinës në një marrëveshje huazimi deri në qershor nga Hertha Berlin.

Sulmuesi 26-vjeçar polak, i cili më parë ka luajtur në Itali me Genoan dhe Milanin, i është bashkuar Violës në një marrëveshje huazimi me një opsion blerjeje prej 15 milionë euro.

Siç njofton Fiorentina, Piatek do të mbajë fanellën me numrin 19 dhe do t’u prezantohet tifozëve pasditen e sotme, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asistim në nëntë paraqitje në Bundesligë këtë sezon për Hertha Berlin.

“Shumë i lumtur që jam kthyer në Itali, ku jam ndjerë gjithmonë mirë! Falenderoj Violën për besimin, tani dua të tregoj vlerat e mia. Shpresoj të festoj shumë herë këtu”, ka shkruar Piatek në Instagram.

Leave a Reply