Na vjen keq, por këto 5 shenja tregojnë se duhet të ndahesh nga shoqja e ngushtë

0
405

Miqësia duhet të jetë e qëndrueshme dhe fleksibël, por jo gjithmonë ndodh kështu. Ndonjëherë shenjat paralajmëruese se një mik/mikeshë ndikon negativisht janë shumë të dukshme. Dhe kur shfaqen këto shenja, është koha që të heqësh dorë prej tyre, sepse shëndeti juaj mendor ka më shumë përparësi. Është e trishtueshme, por ndonjëherë njerëzit ndryshojnë.

1.Shoku juaj është manipulues
Miqtë e ngushtë mund të jenë të fshehur pas një maske, duke mbuluar synimet e tyre të vërteta. Ndoshta ju mashtron në blerjen e ushqimit apo rrobave. Apo ju kujton vetëm kur ka nevojë për ju.

Psikologia, Johanna Hays, na kujton se: “Miqësia është një ekuilibër delikat për dhënien dhe pranimin. Kur ky ekuilibër prishet, një person gjithmonë do të ndihet i lënë jashtë, i lënduar ose vetëm”.

Pra, nëse miqësia juaj fillon të ndihet e njëanshme, atëherë është koha të ndizni dritën e kuqe.

2.Miku juaj është tepër gjykues dhe ju bën të ndiheni keq për veten.
“Do ta veshësh atë?”, të drejtohet me një fytyrë dyshuese. Një shoqe e vërtetë është mbështetëse dhe nëse ajo do të kritikojë, ajo e di që duhet ta bëjë këtë me butësi dhe me qëllimet më të mira.

Një shoqe negative do t’ju bëjë të brengoseni për pamjen tuaj, zgjedhjet tuaja për të takuar njerëz të rinj dhe në aspektet e tjera të jetës. Është mirë që miqtë të shqetësohen dhe të ndërhyjnë për t’ju mbrojtur nëse ndjejnë se po merrni vendime të këqija, por ka një mënyrë të drejtë dhe të gabuar për ta bërë këtë.

Hays thotë: “Në qoftë se ka çarje në miqësi, siç janë gjykimet, xhelozia, manipulimet apo mungesa e mbështetjes, rezultati është thyerja e besimit”.

Nëse ndjeni që shoqja juaj është tepër e ashpër ose kritike, është koha për të rivlerësuar marrëdhënien tuaj.

3.Ju kuptoni se shoku juaj është xheloz në vend që t’ju përkrahë.
Shoku juaj më i mirë duhet t’ju duartrokasë, jo t’ju ulë poshtë. Nëse të shikon me zili në vend të mbështetjes, duhet të merrni një vendim. Një miqësi e shëndetshme funksionon si një sistem mbështetës, jo një konkurs.

4.Miku juaj nuk gjen kohë për ju.
Nëse shoku juaj ndryshon shpesh sjellje, do të thotë që nuk është një shok i mirë. Një mik i vërtetë dhe dikush që meriton një vend në jetën tënde, është i besueshëm dhe jo i paqëndrueshëm. Nëse shoku juaj nuk bën asnjëherë përpjekje për t’ju telefonuar apo për t’iu dërguar mesazh, është koha që të largoheni prej tij.

“Miqësitë, si të gjitha marrëdhëniet, janë të ndërtuar mbi besimin dhe komunikimin”, thotë Hays.

5.Nuk mund të mbështetesh te ai/ajo.
Një mik i vërtetë është dikush që mund ta telefononi ditën ose natën në qoftë se keni një emergjencë dhe keni nevojë për dikë që të flisni apo të shfryheni. Këta miq shkojnë me ty deri në fund të botës. Ata janë miqtë që vijnë një herë në jetë. Nëse miku juaj nuk është aty për ty me një akullore dhe një përqafim kur qeni juaj ngordh, është koha për të gjetur një partner të ri në krimin.

Hays paralajmëron se para se të ndërprisni një marrëdhënie është e rëndësishme të kujtoni se jemi të gjithë njerëzorë dhe bëjmë gabime.

Nëse miqtë tanë nuk janë atje për ne, “nuk është një sjellja shumë shqetësuese, por çfarë ndodh pas kësaj”.

“A ka përpjekje nga ana e tyre për t’i bërë gjërat siç duhet? A ju kërkojnë ndjesë? Nëse ka, miqësia mund të forcohet dhe të thellohet. Nëse jo, kjo mund të shkaktojë një çarje që mund të jetë e vështirë për t’u kaluar”

Leave a Reply