7 rregullat e arta për një gjumë të mirë dhe të qetë

0
466

Nëse keni probleme me gjumin ose vuani nga pagjumësia, duhet të kuptoni se ka disa gjëra që ndikojnë. Me siguri disa prej tyre i dini, por do të bënit mirë që t’i fiksonit dhe të mundoheshit t’i shmangnit, transmeton Class.

Këto janë 7 gjërat që duhet të keni parasysh për një gjumë të mirë dhe të qetë. Mbani shënime!

– Të shkosh të flesh çdo natë në të njëjtën orë për të evituar shqetësimet.

– Të mos flesh gjatë ditës, sidomos pasdite vonë.

– Thuaj jo përdorimit të smartphone-ëve apo tabletëve në mbrëmje.

– Ta mbash temperaturën optimale të trupit me aktivitet fizik ose me një dush të ngrohtë (pa e ekzagjeruar me gradën).

– Jo kafe në darkë, por e mira do të ishte që ta shmangie edhe pasdite.

– Mos ha rëndë në darkë.

– Thuaj jo alkoolit.

Leave a Reply