Për nder të 28 nëntorit, në Landovicë u bënë homazhe nga zyrtarë e qytetarë

0
372

Për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamirut dhe 108 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Haskuka ka thënë se jemi përjetësisht falënderues ndaj gjithë dëshmorëve, si dhe ndaj familjeve të tyre, të cilët dhan më të dashurit e tyre për lirinë tonë.

“Sot, për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 108 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kemi bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, në përkujtim të atyre që ranë për të mos vdekur kurrë dhe tek më meritorët që sot po jetojmë të lirë.

Në këtë ditë të rëndësishme, kur shënojmë edhe ditëlindjen e komandantit legjendar, Adem Jashari, jemi përjetësisht falënderues ndaj gjithë dëshmorëve, si dhe ndaj familjarëve të tyre, të cilët dhanë më të dashurit e tyre për lirinë tonë.

Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Prizrenit ju uroj të gjithëve Ditën e Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar e në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen dhe duke punuar për të ardhmen”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply