Pantallonat me stampa që ju përgatisin për sezonin e festave

0
503

Në ngjyrën gri, kafe dhe të zezë që veshim këtë sezon, pantallonat me stampa vijnë për t’i dhënë “jetë” paraqitjeve tona. Edhe pse nuk është stili më konvencional i pantallonave , ato janë padyshim më interesantet. Pantallonat me stampa interesante janë trendi më i fundit.

Mënyra më e lehtë për të rinovuar garderobën dhe paraqitjet tuaja dimërore , është përmes pantallonave të tilla. Kjo është një deklaratë për maksimalizmin që konfirmon atmosferën kryesore të tendencave të këtij viti. Pas 2 vitesh pandemie, është koha për të shijuar jetën (dhe rrjedhimisht paraqitjet tona). Kjo përsa i përket veshjes përkthehet përmes (dhe) pantallonave me stampa, të cilat mund t’i përshtaten nevojave tona, në varësi të rastit.

Si të vishni pantallonat me stampa këtë sezon

Duke lëshuar një ndjesi të viteve ’70, por edhe një lloj ekscentriciteti, pantallonat me stampa, në varësi të stilit, vishen në raste të ndryshme. Me llojet e printimeve të ndryshme, nga ato më të përjetshmet si p.sh. me plisa dhe me vija, deri tek veshjet e rrugës më të frymëzuara, në varësi të ngjyrës dhe stilit, mund të jepni rezultatin e duhur. Me një pulovër në nuancë neutrale dhe me një xhaketë njëngjyrëshe mund të vishet në zyrë, ndërsa me një bluzë dhe një xhaketë xhins, në shëtitje deri në mbrëmje. Megjithatë, nuk mund të mohojmë anën glamur të pantallonave të printuara të cilat nëse i ndjekim në stilim, do të na ofrojnë komplete, ideale për sezonin e ardhshëm të festave.

Qoftë nëse e vishni me rroba lëkure, qoftë me temina dhe aksesorë shumëngjyrësh, një gjë është e sigurt: pantallonat me model do të rinovojnë pamjen tuaj dimërore dhe do të vërtetojnë se moda është argëtuese.

Leave a Reply