Optimizëm për rinovimin e Brozovic, as Vidal nuk e mendon largimin nga Interi!

0
338

Por ndërkohë që skuadra në fushë vazhdon të funksionojë edhe pas ndryshimit në stol të Contes me Inzaghin drejtuesit e Interit po punojnë me hyrje-daljet në merkato por edhe me rinovimet.

Prioriteti kryesor për momentin është rinovimi i kontratës së Marcelo Brozovic i cili është i lidhur me Interin deri në verën e vitit 2022. Simone Inzaghi e shikon kroatin si një element thelbësor për mesfushën e tij dhe për momentin ka optimizëm që Brozovic të zgjasë kontratën me Interin edhe për 2 apo tre vite të tjera me një pagë disi më të përmirësuar nga 3,5 milionë euro që përfiton aktualisht në sezon. Ndërkohë Arturo Vidal pas Radja Nainggolan është mesfushori më i sponsorizuar për të lënë Interin në këtë merkato verore, por aktualisht ofertat mungojnë dhe mesfushori kilian i cili është kthyer nga pushimet dhe u aktivizua për 30 minuta në miqësoren ndaj Crotones, në një intervistë ka deklaruar se është i lumtur te zikaltrit dhe në këtë sezon do të përpiqet të tregojë veten duke dhënë 100% nga repertori i tij.

“Kam dëshirë të madhe për t’u rikthyer në fushë. Sezoni i shkuar nuk ishte i shkëlqyer për mua. Humba tre muajt e fundit për shkak të dëmtimit. Dua të ndihem mirë dhe t’i tregoj gjithë botës se kush jam. Fola me klubin, kemi një marrëdhënie të mirë. Ata kanë shumë besim te unë, këtë vit do bëj më mirë. Kam folur me Inzaghin, është trajner i nivelit të lartë. Ai e bën ekipin të ndihet mirë”, tha Vidal./SS

Leave a Reply