Bankat edhe në kohë pandemie shfrytëzuan rastin që të abuzojnë dhe përfitojnë nga populli i varfër

0
537

Unë sot si qytetare e Republikës së Kosovës vendosa të ju drejtohem juve, për një çështje mjaftë të ndjeshme dhe frustruese, kryesisht në këtë situatë aktuale (kohë PANDEMIE), kur më shumë se kurrë populli jonë ka nevojë për një mbështetje qoftë financiare ashtu edhe morale.

Mirëpo fatkeqësisht, kompanitë tona BANKARE, edhe gjatë kësaj situate, shfrytëzuan rastin që të abuzojnë dhe përfitojnë nga popullata e varfër dhe e mjerë e këtij shteti. Gjatë kulmit të PANDEMISË, bankat tona dolën me një ofertë, kinse për t’ju dal në ndihmë qytetarëve, duke u’a shtyrë afatin e kredisë për dy ose tre muaj. Por gjatë marketingut të kësaj oferte, nuk theksuan se do të ketë një kamat kogja të lartë, përveç asaj të kredisë. Pra, siç po shihet kjo paska qenë vetëm një mashtrim nga Bankat, qëllimi i të cilave nuk paska qenë humanizmi por përfitimi nga ky popull i mjerë, gjë që në këtë situatë ka vështirësur edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike, por mbi të gjitha ka vështirësuar edhe gjendjen e tyre psikike. Jam e bindur që secili nga qytetarët e këtij shteti, sikur të ishte njoftuar me kohë dhe publikisht, se do të paguante ekstra interes për këtë ofertë, nuk do të futej në lojën e tyre të ndytë. Strategjia e tyre ka qenë e shkëlqyer, ngase sot arsyetohen me faktin se gjatë shpalljes së kësaj oferte nuk kanë potencuar që do të ketë apo nuk do të ketë, ekstra pagesë interesi dhe kështu ata sot mbrohen para ligjit. Po si mos të bjerë populli pre e kurtheve të tyre, mendja e tyre nuk është aq e djallëzuar sa të mendojnë që edhe në këtë periudhë kohore, këta gjakpirës mundohen të përfitojnë.

Sot kur në çdo shtet tjetër të botës, qeveria mundohet t’i dal në ndihmë dhe të solidarizohet me popullin, shteti ynë në forma të ndryshme mundohet të përfitojë nga ata. Nga KUSH??? Shtresa e varfër e qytetarëve…, ngase besoj që kredi merr vetëm kur nuk ke zgjidhje tjetër, kur nuk ke kah t’ia mbanë, ehhh kështu na e ka sjellë gjendjen ky PUSHTET, që nuk u ngop dhe as që do të ngopet ndonjëherë, por po harrojnë të mjerët se vdekja do të na gjej të gjithëve.

Zgjohu o popull, mjaftë kemi fjetur, zgjohuni se hienat nuk kanë të ndalur. Të bëhemi unik e të luftojmë për mbrojtjen e interesave e të drejtave tona.
Allahu xh.sh. në Kur’anin famëlartë thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetveten.” (Rad, 11)

Shkruan: A. S

Leave a Reply