Olta Gixhari thotë se nuk ruan miqësi me Luiz Ejllin

0
264

Olta Gixhari ka qenë një emër mjaft i diskutuar sivjet në rrjetet sociale e faqet rozë.

Aktorja shqiptare këtë vit u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, në të cilin mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit brenda.

Një nga kundërshtarët më të mëdhenj të artistes brenda ishte artisti shkodran, Luiz Ejlli.

Foto: Screenshot/Instagram

Me këtë të fundit patën ngacmime të mëdha, debate e herë pas herë kaluan edhe në ofendime.

Publikohet një tjetër video nga prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”, në të cilin protagonistë janë Luizi dhe Olta

Ajo së fundmi iu ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth opsionit pyetje-përgjigje.

Në një nga pyetjet kishte të bënte me Luizin, për miqësinë e tyre jashtë Big Brotherit.
“A ke miqësi me Luizin”, u pyet nga një ndjekës.
“Jo”, ka qenë përgjigja e shkurtër e Gixharit duke mos dhënë asnjë arsye më shumë.
Ata duhet theksuar se do të shfaqen bashkë në një film të quajtur “Në kuadër të dashurisë”. /Telegrafi/

Leave a Reply