Ngjarja e bujshme me Jozin, Eduard Kuçi largohet nga jeta publike

0
16

Eduard Kuçi ka mbyllur llogarinë e tij në Instagram, pas përplasjes së bujshme me këngëtarin Jozefin Marku, një ngjarje që ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit.

Konflikti mes dy personazheve nisi pas disa deklaratave në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, Kuçi kishte publikuar një video me ofendime dhe kërcënime ndaj Markut, duke iu referuar edhe një konflikti të mëparshëm që lidhej me Gjestin.

Më vonë, të dy u përballën në rrugë, ku situata përfundoi në përleshje fizike.

Pamjet e publikuara nga momenti i konfliktit treguan përplasjen mes tyre, ndërsa në vazhdim Marku u arrestua në lidhje me dhunën ndaj Kuçit.

Edi

Gjykata më pas caktoi ndaj ish-banorit të Big Brother dhe shoferit të tij, Kristjan Nikollit, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Në deklaratat pas arrestimit, Marku ka pretenduar se ishte irrituar pasi Kuçi e kishte ofenduar në rrjetet sociale.

Ndërkohë, ndaj Kuçit është bërë me dije se është ngritur akuza për moskallëzim krimi dhe ai është shpallur në kërkim policor për t’u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Edi dhe Jozi

Në mes të këtyre zhvillimeve, Kuçi ka vendosur të largohet nga Instagrami, duke mbyllur profilin e tij.

Ende nuk dihet nëse vendimi është i përkohshëm apo nëse ai ka zgjedhur të qëndrojë për një periudhë më të gjatë larg rrjeteve sociale.