Nesër do të mbesin pa ujë të pijes këto fshatra të Prizrenit

0
419

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se nesër për gjashtë orë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për disa lokacione në Prizren, përkatësisht në disa fshatra.

Ndërprerja pritet të bëhet për shkak të energjisë elektrike.

“KRU “Hidroregjioni Jugor” sha. Prizren ju njofton se me datën 02.02.2021 prej ores 10:00 deri në ora 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Stacionin e pompave në Sozi “ Nashec” dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona:

– Kobaj

– Atmaxh

– Tupec

– Nashec

– Grazhdanik

– Planej

– Gorozhup

– Mile

– Mazrek

– Gjonaj

– Një pjesë e Qytetit në rrugën e Nashecit

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor””, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply