Në Prizren ka potencial të mjaftueshëm për zbatimin e masave në ndriçim publik

0
492

Analizë lidhur me Efiçiencën e Ndriçimit Publik në Komunën e Prizrenit dhe masat qe duhet ndërmarrë për zvogëlimin e konsumit të energjisë elektrike.

Analiza ofron një orientim të qartë për nevojat e investimeve për zvogëlimin e konsumit të energjisë në sistemin e ndriçimit rrugor / publik në Komunën e Prizrenit. Bazuar në analizën e energjisë dhe llogaritjet e kryera, mund të konkludohet se ka potenciale të mjaftueshëm për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë.

Sistemi ekzistues i ndriçimit rrugor përbëhet nga lloje të ndryshëm të ndriçuesve:
 Llamba natriumi me presion të lartë me kapacitet 250 W,
 Lloje të ndryshme të shtyllave të dritës, poashtu nepër fshatra janë të vendosura nëpër shtyllat e tensionit elektrik,
 Shtylla metalike të dizajnuara për një llambë me lartësi 9 m.

Janë bërë disa investime në vitet e mëparshme, gjendja aktuale e sistemit të ndriçimit publik është përmirësuar sa do pak, megjithatë, propozim im është se ekziston mundësia të investohet në teknologjinë më të fundit të dritave LED me efikasitet të lartë dhe jetëgjatësi më të mirë, duke ulur kështu konsumin e energjisë elektrike dhe kostot e mirëmbajtjes.

Masat e energjisë përbëhen nga sa vijon:
 Zëvendësimi i trupave ndriçues ekzistues jo-efiҫient me trupa ndriçues rrugorë me efikasitet të lartë,
 Reduktimi i orarit të funksionimit,
 Reduktimi i energjisë,
 Kontrolli i përmirësimit të sistemit.

Në disa pjesë të rrugëve llambat e ndriçimit publik janë të mbuluara nga pemët, poashtu edhe pastrimi nga ndotja mungon e cila në masë të konsiderueshme e ulë edhe efektin e ndriçimit.

Kjo masë energjie do të ketë përparësitë e mëposhtme:
 Do të zvogëlojë konsumin e energjisë,
 Do të ulë koston e faturës së energjisë,
 Do të ulë nivelin e CO2.

Gjithashtu, treguesit e tjerë kryesorë janë si më poshtë:
Bazuar në gjetjet dhe llogaritjet për disa rrugët e audituara mund të konkludohet se investimi në masa të energjisë është i realizueshëm dhe do të zvogëlojë konsumin e energjisë dhe koston e energjisë në një nivel të kënaqshëm ekonomike.
Analizën më të hollësishme për çdo rrugë në qytet dhe në fshatra do i publikoj të dhënat pjesë-pjesë me vlera të llogaritura!

Shkruan: Sami GASHI – Autori është magjistër i Energjetikës, ka specializuar për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply