Në gjendje të rëndë 18 vjeçari nga Prizreni i lënduar nga rrëzimi i një lisi tek ura mbi Marash

0
559

Djaloshi 18 vjeçar E.Sh nga Prizreni, që pësoi lëndime nga rrëzimi i <span;>një lisi mbi Marash, ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK në Prishtinë.

Babai i tij, që edhe vet ka pësuar pasi kishte qenë me të birin në momentin kritik, konfirmoi pë portalin se djaloshi, student i vitit të parë, ndodhet në gjendje kome, në repartin Neuropsikiatrik në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka thënë se djali ka pësuar goditje në tru dhe ka humbur shumë gjak, pas plagëve të marra,  derisa ishin mbi urë kur lisi ishte rrëzuar.

Në fakt në piknik kishin dalë babai me djalë dhe motrën, dhe që të tre kishin pësuar lëndime.
Rastin e lëndimit të tre personave e ka paraqitur edhe Policia në Prizren.

Portali “Gazeta e Prizrenit” ka njoftuar se dy ditë më parë, mbi Marash është rrëzuar një lis i madh, i cili pos lëndimeve të tre qytetarëve, ka dëmtuar edhe urën.

Shkaku i mbylljes, qytetarët nuk kanë mundur të ecin në këtë pjesë.

Leave a Reply