Ndryshohet formulari për leje qarkullimi brenda Komunës së Prizrenit

0
626

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka bërë disa ndryshime në formularin për aplikim për leje qarkullimi brenda territorit të saj, shkruan 04 Online.

Këto ndryshime janë bërë për shkak të ngarkesës në formularin paraprak.

“Për shkak të ngarkesës në formularin për aplikim për leje qarkullimi brenda Komunës së Prizrenit, është përgatitur formulari i ri për qarkullim, të cilin mund të gjeni në:

https://forms.gle/rJroojScxtt79omHA

Me këtë rast Komuna e Prizrenit njofton të gjithë qytetarët se aplikimet për leje qarkullimi mund të bëhen vetëm për nevoja dhe raste emergjente, ndërkaq kërkesat tjera nuk do të jenë të pranueshme.

Kërkesa nga ky formular vlen vetëm për qarkullim brenda territorit të Komunës së Prizrenit, ndërsa për lëvizjet jashtë Prizrenit dhe për të hyrë në Komunën e Prizrenit, duhet të bëhet kërkesë në Shtabin Emergjent të Komunës së Prizrenit përmes email-it: shtabiemergjent.kpz@gmail.com . Kërkesa më pas përcjellet për aprovim te Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply