Ndahet nga jeta Sekretarja Juridike e Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmire Kastrati

0
1086

Pas një sëmundje të gjatë është ndarë nga jeta sekretarja juridike e Gjykatës Themelore në Prizren, Fatmire Kastrati.

Kastrati që nga viti 1976 është angazuar në Gjykatën e Prizrenit si Sekretare Juridike.

Ushtruesi i Detyrës të Kryetarit të Gjykatës, Artan Sejrani i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati, kolegëve dhe miqëve të saj.

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI
E nderuara familje Kastrati,
Të nderuar kolegë gjyqtarë dhe stafi i Gjykatës Themelore në Prizren.
Me pikëllim të thellë sot morëm lajmin që pas një sëmundje të gjatë, në moshën 62 vjeçare, është nga jeta familarja juaj dhe kolegia jonë në Gjykatën Themelore në Prizren, znj. Fatmire Kastrati.
U.D., së Kryetarit të Gjykatës z. Artan Sejrani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë.
Znj. Fatmire Kastrati që nga vitit 1976 ka qenë e angazhuar pranë Gjykatës së Prizrenit si Sekretare Juridike.
Gjyqtarët, stafi administrativ dhe të gjithë kolegët do ta kujtojnë atë për korrektësinë, angazhimin dhe përkushtimin e saj në punë.
Prehu në paqe!
Me respekt!
Gjykata Themelore Prizren”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prizren./04 Online

Leave a Reply