Ndahet nga jeta Miftar Kryeziu, anëtar i nëndegës “2 Korriku” të LDK-së në Prizren

0
551

Është ndarë nga jeta në moshën 41 vjeçare anëtari i Kryesisë të Nëndegës “2 Korriku” të LDK-së në Prizren, Miftar Kryeziu.

Si rrjedhojë, kryesia e kësaj nëndege i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Kryeziu, ndërsa e ka vlerësuar lartë kontributin e të ndjerit në kuadër të LDK-së.

“Me keqardhje e pranuam lajmin e kobshëm për kalimin e parakohshëm në amshim të shokut ,kolegut dhe antarit të kryesisë së nëndegës z.Miftar Kryeziu.
Vdekja e hershme e shokut tonë na preku thellë zemrat tona. Me këtë rast Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për Miftarin shokun tonë të paharruar. Prandaj, ne do ta kujtojmë, duke i ruajtur gjithmonë kujtimet më të mira për të.
Me këtë rast kryesia e nëndegës së LDK-së “2 Korriku” shpreh ngushëllimet me të sinqerta familjes, farefisit e shokëve të Miftarit.
TË QOFTË I LEHTË DHEU I KOSOVËS! U PREHTË NË PAQE SHPIRTI I KËTIJ PUNËTORI – VEPRIMTARI TË NDRITUR!
LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË TIJ!”, thuhet në reagimin e Nëndegës “2 Korriku” në Prizren./04 Online

Leave a Reply