Ndahet nga jeta legjenda e futbollit prizrenas, Sokol Hadri

0
495

Është ndarë nga jeta legjenda e futbollit prizrenas, Sokol Hadri, kanë bërë të ditur përmes njoftimeve mortore familjarë të tij.

Sokol Hadri, ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Kosovës të kohës, dhe i përkiste brezit të artë të futbollistëve të Lirisë gjatë viteve të 70-ta dhe 80- ta të shekullit të kaluar.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit. Ndersa namazi do të falet në Xhaminë e Dragodanit./TvPz

Leave a Reply