Ndahet nga jeta i riu nga Rahoveci: U dallua si afarist i suksesshëm, kurrë nuk e harroi vendin

0
317

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot për familjen Kërçagu nga komuna e Rahovecit. Djali i tyre, Arlind Kërçagu u nda nga jeta në moshë të hershme.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët thanë se varrimi do të bëhet ditën e nesërme, teksa shokët, të afërmit, e dashamirësit e tij do të njoftohen me kohë për detajet e ceremonisë.

Për vdekjen e tij ka shkruar edhe faqja “Rahoveci24”, duke e kujtuar Arlindin si një afarist të suksesshëm që veproi në Prishtinë.

Njoftimi i familjarëve:

Njoftim mortor

Me pikëllim ju njoftojmë se mbrëmë ka ndërruar jetë vëllau jonë më i dashur, Arlind Selajdin Kërçagu.

Varrimi bëhet nesër në varrezat e Rahovecit, për kohë e varrimit do të ju njoftojmë.

Leave a Reply