Ndahet nga jeta biznesmeni i mirënjohur nga Prizreni, Flurim Gashi (Luli)

0
4378

Flurim Gashi, biznesmeni i njohur është ndarë nga jeta.

Lajmin për vdekjen e Gashit e ka dhënë djali i tij, Luan Gashi.
Flurim Gashi ishte i njohur si një nga biznesmenët më të suksesshëm në fushën e gastronomisë në Prizren. Ai ishte pronar i “Alegria Hotel & Restaurant“.

“Baba na la. Iku herët.
Përtej kësaj dhimbjes të madhe për të e shpirtit tonë të thyer, baben do ta mbajmë në mend siç ishte përherë puntorë, energjikë, dhe ishte gjithçka për familjen.
Si një Babë që mua dhe Dibranit & Tines na i dha të gjitha. Ai na mësoi jetën, karakterin dhe gjithçka që vinte me të. Na rriti e na edukoji shkolloi na mbajti afër vetës dhe na këshilloji.
Kurrë nuk pushoi as për ne as për familjen ai ishte gjithçka në familjen tonë gjdo mendim këshillë e kërkonin gjithmonë nga ai.
Nanës që shpirti ju thye e pashë me te fortë se asniher nuk na la me qajt, edhe pse lotet menxi i mbajke per vete, ajo këto momente të zavendesoj Babë, na mbështeti siq na ke mbështetur gjithmonë ti! Nanë banu e fortë për të e per ne.
Babë, unë nana Dibrani e Tina dhe gjithë familja jote, jemi zemërthyer sot. Ne mësuam nga ti, të punojmë e të jetojmë ndershëm, kokëlartë e me dinjitet. Na u gjete afër gjithëherë e na u bëre shtyllë që s’bie kurrë.
Ai shkoi ashtu siç dhe jetoji. I fortë përballë secilës përpjekje. Na la botën plotë me miq, fjalë e kujtime të ngrohta.
Atij hallall i kofte jeta në këtë dynja, dhe e lehte n’ahiret te Zoti.
Zoti lshofte rahmet mbi shpirtin e paqe te babës, e force e gajret ne zemren tonë!
Vlera e një babai nuk kompensohet me asnjë çmim.
NJË BABA I MIRË SIQ ISHE TI, NUK VDES KURRË!
Mirupafshim Babë.
Pusho i qetë!”, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, Luan Gashi./04 Online

Leave a Reply