Muçaj: Do ta ngriti zërin për ofrimin e shërbimeve të reja në QMF-në në lagjen “Arbanë”

0
282

Kandidati i LVV-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit, Edon Muçaj, është zotuar se nëse merr besimin e qytetarëve më 17 tetor, do të ngrit zërin për realizimin e disa shërbimevetë reja në QMF-në në lagjen “Arbanë”.

Ai ka përmendur funksionalizimin e dhomës për dhënien e infuzioneve, ekzaminimin e abdomenit me ultrazë, këshillimore për nëna dhe fëmijë nga 0 – 3 vjeç si dhe këshillimoren për gratë shtatëzëna.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi nga njëra nga Qendrat e Mjekësisë Familjare më të bukurat në Komunën e Prizrenit.
Si Drejtor i Drejtorisë së Inspektorateve vëmendje të lartë i kam kushtuar shëndetit të qytetarëve. Për 4 vite qeverisje kemi asgjësuar produkte në vlerë prej rreth 709.000.00euro.
Nëse marr besimin e bashkëqytetarëve të mi nga Arbana do të ngris zërin që në këtë QMF të kemi:
Funksionalizimin e dhomës për dhënien e infuzionëve
Ekzaminim të abdomenit me ultrazë
Këshillimore për nëna dhe fëmijë 0-3 vjeç
Këshillimore për gratë shtatëzëna
Nëse ju votoni numrin 44 të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ju siguroni zërin tuaj në Kuvendin Komunal të Prizrenit!
144 Mytaher Haskuka
44 Edon Muçaj

Leave a Reply