Haskuka kritikon opozitën: Vënë nënshkrimin për buxhetin personal, por mungojnë për buxhetin komunal

0
336
Mytaher Haskuka - Kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka kritikuar opozitën për mospjesmarrje në seancën e jashtëzakonshme për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Vënë nënshkrimin për buxhetin personal, por mungojnë për buxhetin komunal, ka thënë Haskuka.

“Vënë nënshkrimin për buxhetin personal, por mungojnë për buxhetin komunal.
Seanca e tretë kur mungojnë kuvendarët e PDK, LDK, AAK dhe Nisma, por shumë interesante që janë nënshkruar në listën për mëditje.
Shumë dëshpëruese që rialokimi i buxhetit për gratë lehona në një vit të pandemisë nuk votohet.
Falënderoj ata që ishin në sallë dhe I pritën kolegët për një kohë të gjatë.
Qytetarët do të ju ndëshkojnë me 17 tetor!”, ka thënë Haskuka./04 Online

Leave a Reply