E ardhmja e Leao-s në Paris? Agjenti i portugezit takim me përfaqësuesit e PSG-së

0
146

Agjenti i njohur i futbollit, Jorge Mendes mbërriti ditën e premte në Paris.

Sipas raportimeve të medieve franceze ai ka zhvilluar një takim që lidhet me merkaton me përfaqësues të Paris Saint-Germain.

Ndër emrat që mendohet se janë diskutuar mes palëve në fjalë janë Rafael Leao i Milan-it, Bernardo Silva i Manchester City-t dhe Lamine Yamal, talenti i Barcelona-s.

Ende nuk ka gjë konkrete nëse në verë PSG-ja do arrijë të afrojë ndonjë nga emrat në fjalë, por të tre futbollistët janë të pëlqyer nga ekipi parisien.

Leave a Reply