Mot i ftohtë, me mundësi për reshje bore

0
304

Në javën e dytë të marsit dimri tenton të rikthehet. Ftohtë me reshje shiu dhe bore ditët e marta dhe e mërkura. Nga e enjtja kthjellime dhe intervale me diell.

9.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët me reshje shiu kohë pa skohe, e orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes me borë.

10.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje bore, të cilat gjatë ditës në vise më të ulëta shndërrohen edhe me reshje shiu. Vende-vende reshjet e borës do të jenë me intensitet mesatar, që mund të formojnë edhe shtresa bore.

11.03 – Kryesisht me kthjellime dhe diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.

12.03 – Kthjellime dhe vranësira kalimtare. Në mëngjes më ftohtë me ngrica, ditën më butë.

Derisa të hënën temperaturat shënuan rritje, nga e marta sërish ka rënie, me tendencë të rritjes sërish nga e enjtja. Minimalet nga 1 gradë C, të martën, zbresin edhe deri në -5 gradë C të enjten. Maksimalet nga 11gradë C, të hënën, zbresin deri në 3 gradë C të mërkurën, e të premten sërish rriten në 11 gradë C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, së pari nga jugperëndimi e më pas nga verilindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike zbret përreth vlerave normale të hënën, e më pas me tendencë të rritjes.

Leave a Reply