Mediat turke zbulojnë se janë vjedhur stoli mbi 300 mijë euro në apartamentin e Morena Tarakut

0
198

Ditën e djeshme, Morena Taraku, ka njoftuar se apartamenti i saj në Turqi është vjedhur.

Shtëpia e saj është thyer, teksa shifra e vjedhjes është goxha e madhe, shkruan lajmi.net.

Përmes ‘Instagramit’ po ashtu paralajmëroi padi për plaçkitjen pasi ka ndodhur në një nga zonat më luksoze në shtetin turk.

Më vonë, ajo ka zbuluar edhe disa pamje të tjera nga vjedhjet, ku shihet se i mungojnë edhe disa bizhuteri me vlerë të madhe.

Në një edicion informativ janë shfaqur pamje nga shtëpia e Tarakut, ndërsa u njoftua edhe për vlerën e dëmit, e cila është marramendëse

“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë. I kanë marrë

xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro.”, u tha në emisionin në fjalë.

Leave a Reply